Politike

Dosja Partizani/ Shtyhet sërish seanca paraprake në GJKKO për Berishën

Seanca është shtyrë për në datë 13 Mars. 

6 Mars 2025, 14:06 Nga B.Z
Dosja Partizani/ Shtyhet sërish seanca paraprake në GJKKO për
Sali Berisha

TIRANË - Është shtyrë sërish seanca këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme për kreun e PD-së, Sali Berisha lidhur me dosjen "Partizani". Bëhet me dije se seanca është shtyrë për në datë 13 Mars. 

Berisha akuzohet për privatizim të kompleksit "Partizani" bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Kreu i PD-së, u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.

 

 

sali berisha dosja partizani gjkko

Sondazh

Poll