Politike

"Akt censure!"/ Mbyllja e TikTok për 12 muaj, Berisha: Rama e rreshton Shqipërinë krah Afganistanit dhe Iranit

Berisha gjithashtu e cilësoi këtë vendim si një akt censure dhe një përpjekje për të kontrolluar komunikimin e qytetarëve.

6 Mars 2025, 12:53 Nga E. D
"Akt censure!"/ Mbyllja e TikTok për 12 muaj, Berisha: Rama e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp ka reaguar edhe në lidhje me vendimit të qeverisë për mbylljen me 12 muaj të aplikacionit TikTok. Berisha gjithashtu e cilësoi këtë vendim si një akt censure dhe një përpjekje për të kontrolluar komunikimin e qytetarëve. Gjithashtu Lideri i opozitës tha se Edi Rama e rreshton Shqipërinë krah Afganistanit dhe Iranit. 

Sot në kulmin e fushatës elektorale, narkopadrinoja i Shqipërisë, Toto Rino apo El Chapo njoftoi vendimin e narkoqeverisë së tij për ndalimin e TikTok-ut për 12 muaj. Me këtë akt censure të mbi 1 mln përdoruesve të TikTok në Shqipëri, Edi Rama rreshton Shqipërinë me Afganistanin dhe Iranin. Ky akt censure është një akt i mirëfilltë fanatizmi, intolerance, frike dhe tmerri nga mendimi i lirë dhe shprehja e tij. TikTok është një platformë komunikimi, e cila sot ka pëlqimin masivisht të të rinjve në Shqipëri dhe botë”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll