6 Mars 2025, 13:24
Nga M.B
Jan Lipavský dhe Igli Hasani
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mikpritur sot në Tiranë homologun e tij Jan Lipavský, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke. Gjatë takimit, të dyja palët kanë nënvizuar rëndësinë për vijimin e dialogut të hapur dhe të sinqertë politik që zhvillohet çdo ditë.
Bëhet me dije se bashkëbisedimi është fokusuar në fushat e bashkëpunimit dypalësh, përfshirë ekonominë, mbrojtjen dhe sigurinë, si dhe në zhvillimet e fundit në fushën e turizmit, arsimit, kulturës dhe sektorëve të tjerë të interesit të ndërsjellë. Në një deklaratë për media, Hasani ka ndarë edhe një fakt të veçantë, në lidhje me rritjen e konsiderueshme të turizmit ndërmjet Shqipërisë dhe Republikës Çeke.
“Gjatë vitit 2024, mbi 110,000 turistë çekë vizituan Shqipërinë, që përbën një rritje prej 58% krahasuar me vitin 2023 dhe katër herë më shumë se në vitin 2019-të, para pandemisë. Ky trend është një dëshmi e suksesit të bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe një tregues i interesit të përbashkët për promovimin e Shqipërisë si një destinacion i kërkuar turistik dhe kulturor në Evropë”, u shpreh Hasani.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve është përqendruar tek rrugëtimi evropian i Shqipërinë, për të cilën Ministri Hasani cilëson: “Dëshiroj të theksoj se Shqipëria filloi negociatat për anëtarësim në BE në korrik të vitit 2022, gjatë Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian. Ky është një moment historik për Shqipërinë, dhe në këtë kuadër, Ministri Lipavský rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Çekisë në këtë proces, duke ofruar asistencën dhe ekspertizën e nevojshme gjatë negociatave”.
Gjatë takimit, Ministri Hasani dhe Ministri Lipavský kanë ritheksuar edhe përkrahjen e palëkundur për popullin ukrainas në luftën e drejtë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. Ndër të tjera, janë përmendur edhe angazhimet dhe prioritetet e përbashkëta në kuadër të organizatave ndërkombëtare, ku të dy vendet tona janë anëtare, si dhe janë diskutuar edhe dinamikat e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.
igli hasani
Politike
6 Mars 2025, 13:12
M.B
Anila Denaj
TIRANA- Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural Anila Denaj tha sot pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave...
Politike
6 Mars 2025, 13:10
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar lidhur me vendimin e marrë këtë të enjte nga qeveria për mby...
Politike
6 Mars 2025, 12:54
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka thirrur protestë kombëtare më datë 15 mars, kundër vendimit të q...
Politike
6 Mars 2025, 12:53
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp ka reaguar edhe në lidhje me vendi...
Politike
6 Mars 2025, 12:50
M.B
Ervin Hoxha
TIRANA- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha tha pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se është miratuar akti...
Politike
6 Mars 2025, 12:47
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama është në komë politike. Ai...
Politike
6 Mars 2025, 12:44
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama po fyen Kuranin me krijimin e shtetit islamik bekta...
Politike
6 Mars 2025, 12:41
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur këtë të enjte mbi protestën që u mbajt pak d...
Politike
6 Mars 2025, 12:41
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama ka gjetur mënyrën më skandaloze p&eu...
Politike
6 Mars 2025, 12:37
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demorkatike Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp u ndal edhe tek Engjëll Agaç...