Politike

“Mbyllja e TikTok, akt i papranueshëm”/ Zhupa: Të gjithë në protestë më 15 mars, për lirinë e fjalës dhe shprehjes!

Zhupa gjithashtu thekson se rrjetet sociale janë një medium lirie dhe fjale, që nuk mund të hiqen me një urdhër politik të një kryeministri në ikje të panikosur nga liria e qytetarëve. Po ashtu Zhupa bën thirrje për të marrë pjesë në protestën e 15 marsit.

6 Mars 2025, 13:56 Nga E. D
“Mbyllja e TikTok, akt i papranueshëm”/ Zhupa: Të
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka reaguar menjëherë pas vendimit të qeverisë për mbylljen me 12 muaj të aplikacionit TikTok. Zhupa përmes një postimi në Facebook e ka cilësuar këtë vendim si akt të papranueshëm dhe antikushtetues.

Zhupa gjithashtu thekson se rrjetet sociale janë një medium lirie dhe fjale, që nuk mund të hiqen me një urdhër politik të një kryeministri në ikje të panikosur nga liria e qytetarëve. Po ashtu Zhupa bën thirrje për të marrë pjesë në protestën e 15 marsit.

Postimi i Ina Zhupës:

Mbyllja e TIK TOK akt i papranueshëm antikushtetues, censurë politike. Rrjetet sociale janë një medium lirie dhe fjale, që nuk mund të hiqen me një urdhër politik të një kryeministri në ikje të panikosur nga liria e qytetarëve.

Rinia është përdoruesja kryesore e këtij mediumi, Tik Tok është rrjeti social më i pakontrollueshëm nga propoganda qeveritare. Edi Rama është në ditën e vet me të keqe, një kryecensor për të fshehur pakënaqësitë dhe urrejtjen ndaj qeverisë së tij.

Të gjithë në protestë për lirinë e fjalës, për lirinë e shprehjes, kusht kryesor i demokracisë. 15 MARS në Sheshin Skënderbej! Rinia se pranon censurën! Se pranon mbylljen e gojës!

ina zhupa titok

Sondazh

Poll