Politike

"Nuk guxon të paraqesë një program para shqiptarëve!" Berisha: Rama është në komë politike

Berisha shtoi se ky fakt dëshmon se Rama është e shkuara e këtij vendi.

6 Mars 2025, 12:47 Nga M.B
"Nuk guxon të paraqesë një program para
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama është në komë politike. Ai tha se Rama nuk guxon të paraqesë një program para shqiptarëve. Berisha shtoi se ky fakt dëshmon se Rama është e shkuara e këtij vendi.

"Tani, ai komenti im është që ai po jeton një komë politike. Njeriu në komë politikë, nuk duhet të kemi asnjë lloj vëmendje për të. Fakti që nuk guxon të paraqesë një program para shqiptarëve, dëshmon se Edi Rama është e shkuara e këtij vendi", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll