Politike

"Rama ndërron fetë sa herë martohet!" Berisha: Po fyen Kuranin me krijimin e shtetit islamik bektashi

Ai shtoi se Kurani është fjala e Zotit, siç e ka dërguar i gjithëfuqishmi, por sipas tij Rama edhe ato i përdor për propagandë, për qëllime elektorale. 

6 Mars 2025, 12:44 Nga M.B
"Rama ndërron fetë sa herë martohet!" Berisha: Po fyen
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama po fyen Kuranin me krijimin e shtetit islamik bektashi. Ai deklaroi se Rama i ndërron fetë sa herë martohet. Ai shtoi se Kurani është fjala e Zotit, siç e ka dërguar i gjithëfuqishmi, por sipas tij Rama edhe ato i përdor për propagandë, për qëllime elektorale. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Një njeri që ka ndërruar fetë sa herë është martuar, ai është politeist, ai nuk është monoteist. Si mund t’i besojmë ne atij? Dhe del tani, do të ndërtojë në një anë citon Kuranin, në anën tjetër thotë do krijojë shtetin islamik bektashi, ta gjejë në Kuran ku ekziston kjo.

Nuk ka fyerje më të rëndë për Kuranin se sa kjo. Mos harro një gjë, Kurani është fjala e Zotit, siç e ka dërguar i gjithëfuqishmi. Pra, ky edhe ato i përdor për propagandë, për qëllime elektorale. Në analizë, një njeri që është konvertuar disa herë, është politeist.

sali berisha

Sondazh

Poll