Sport

Oliver dënohet, nuk e përjashtoi portierin e Millwall, pas goditjes vrasëse të Matetës!

Vendimi vjen vetëm disa ditë pas përballjes së Millwall-it në raundin e pestë të FA Cup me Crystal Palace, në të cilën Oliver u kritikua rëndë

5 Mars 2025, 11:30 Nga DOSJA

Oliver dënohet, nuk e përjashtoi portierin e Millwall, pas goditjes

ANGLI - Michael Oliver, një gjyqtar anglez me përvojë (749 ndeshje në karrierë), nuk është caktuar për raundin tjetër të Premier League. 40-vjeçari nuk do të dalë në fushë për ndeshjen e njëzetetetë, e cila do të zhvillohet ndërmjet të shtunës 8 dhe të hënën 10 mars dhe nuk do të jetë as gjyqtari i katërt apo VAR.

Vendimi vjen vetëm disa ditë pas përballjes së Millwall-it në raundin e pestë të FA Cup me Crystal Palace, në të cilën Oliver u kritikua rëndë, se i tregoi vetëm një karton të verdhë portierit të Millwallit, Liam Roberts, i cili doli nga zona e penalltisë dhe goditi me kokë Jean-Philippe Mateta.

Me sulmuesin në tokë dhe gjakderdhje, arbitri u thirr nga VAR dhe në fund e përjashtoi portierin për ndërhyrjen shumë të dhunshme, e cila kërkoi 25 qepje në veshin e majtë të Matetës.

Edhe pse Professional Game Match Officials Limited (PGMOL), organi që organizon caktimin e gjyqtarëve, është mësuar të vendosë një rotacion midis zyrtarëve të ndeshjes, kjo mungesë do të duket si një lloj "ndëshkimi" për një gabim vërtet të dukshëm.

Oliver ishte tashmë në pikëpyetje për të përjashtuar Arne Slot (së bashku me ndihmësin e tij Sipke Hulshoff, Curtis Jones dhe Abdoulaye Doucoure) në fund të derbit të nxehtë të Liverpool.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll