Sport

Diego Simeone: "Nuk jemi dorëzuar, kemi edhe të mërkurën e ardhshme..."

“Ne duhet të kemi një natë të mrekullueshme të mërkurën e ardhshme”.

5 Mars 2025, 07:30 Nga DOSJA

Diego Simeone: "Nuk jemi dorëzuar, kemi edhe të

SPANJE - Diego Simeone e komentoi humbjen e Atletico Madridit në ndeshjen e parë të 16-tës të Champions League:

"Ishte një ndeshje shumë taktike. Ata shënuan një gol, për të cilin ne mund të kishim bërë më mirë, por merita e madhe e skuadrës ishte të mos dorëzohej.

Ne nuk u mbërthyem nga frika, paniku që vjen kur pranon një gol kaq herët. Gjithsesi ne duhet të bëjmë më mirë në ndeshjen e kthimit, ne duhet të kemi një natë të mrekullueshme të mërkurën e ardhshme”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll