Sport

E bujshme / Milani bën zgjedhjen e tij, drejtori i ri sportiv do të jetë Igli Tare!

Në fakt, ai është një figurë e fortë, i apasionuar pas fushës dhe jetës së futbollit: edhe Maldini e kishte menduar seriozisht kandidaturën e tij për kuqezinjtë.

5 Mars 2025, 10:48 Nga DOSJA
E bujshme / Milani bën zgjedhjen e tij, drejtori i ri sportiv do të

ITALI - Milani duket se ka bërë zgjedhjen e tij. Nëse nuk ka kthesa të pabesueshme, drejtori i ri sportiv i kuqezinjve do të jetë Igli Tare, një drejtor me mbi një dekadë përvojë tek Lazio, ku ai arriti të bëjë rrugën e tij dhe të bëhet një nga figurat më me ndikim dhe më të besueshëm në botën e futbollit.

Zgjedhja e drejtorit të ri duket se do të bëhet, pas takimeve në Londër mes Cardinale dhe Ibrahimoviç: ish-krahu i djathtë i Lotitos ka kaluar konkurrencën e Paraticit dhe Bertës, dy kandidatëve të tjerë për këtë post.

Në fakt, ai është një figurë e fortë, i apasionuar pas fushës dhe jetës së futbollit: edhe Maldini e kishte menduar seriozisht kandidaturën e tij për kuqezinjtë.

Te Lacio, me buxhete të kufizuara, Tare shpesh i ka tejkaluar pritshmëritë. Do të jetë një sfidë e madhe, pasi do të jetë eksperienca e tij e parë në një nga tre klubet e mëdha italiane dhe me klimën që është krijuar rreth Milanit, do të jetë interesante të shihet se si ia del të notojë në një det vazhdimisht të stuhishëm, mes të gjitha llojeve të turbulencave që nuk i ndihmojnë askujt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll