Sport

Hansi Flick, i qartë: "Benfica është e fortë, Barça duhet të japë gjithçka për të fituar"

“Benfica është një rival fantastik që ka një stadium me një atmosferë të veçantë. Do të jetë e vështirë dhe nuk po mendojmë përtej këtij barazimi. Fillojmë nga 0-0 dhe duhet të japim gjithçka".

5 Mars 2025, 10:30 Nga DOSJA

Hansi Flick, i qartë: "Benfica është e fortë,

PORTUGALI - "Ndeshja zgjat 180 minuta. Presim të përballemi me një ekip shumë të mirë, një nga më të mirët në këtë turne deri më tani. Do të duhet të luajmë shumë më mirë se ata për t'u kualifikuar. Ndihemi më të përgatitur se në ndeshjen e fazës së grupeve dhe me një dinamikë më të mirë."

Kështu ka folur Hansi Flick, trajneri i Barcelonës, në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Benficën e vlefshme për ndeshjen e parë të 1/16-tës së Champions League.

Për formën e mirë të Lewandowskit, Flick tha: "Është gjithmonë mirë të kesh një sulmues që shënon kaq shumë gola dhe që skuadra t'i japë atij këto mundësi. Është një mision kolektiv dhe ky është çelësi. Ne duhet të vazhdojmë siç kemi bërë këto dy muajt e fundit."

Së fundmi, Flick: "nuk ka lojëra të lehta në këtë fazë. Benfica është një rival fantastik që ka një stadium me një atmosferë të veçantë. Do të jetë e vështirë dhe nuk po mendojmë përtej këtij barazimi. Fillojmë nga 0-0 dhe duhet të japim gjithçka".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll