Sport

Ndërron jetë legjenda e komentit italian, Bruno Pizzul!

Me timbrin e tij të pagabueshëm, qetësinë dhe një kompetencë të pazakontë, Pizzul ishte shumë më tepër se një komentues: ai ishte dëshmitar i një epoke të artë të futbollit italian.

5 Mars 2025, 10:55 Nga DOSJA
Ndërron jetë legjenda e komentit italian, Bruno Pizzul!

ITALI – Ndërron jetë komentatori historik i futbollit Italian Bruno Pizzul. Për pak ditë do të kishte mbushur 87 vjeç. I lindur në Udine më 8 mars 1938.

Ai punoi tek RAI që nga viti 1969, apo më saktë nga Botërori 1986 ai ka qenë zëri i kombëtares italiane të futbollit dhe komentues i ndeshjeve të paharrueshme të Azzurrëve. Ndeshja e fundit e komentuar ishte Itali-Slloveni në gusht të vitit 2002.

Kur bëhet fjalë për futbollin në Itali, ka emra që kapërcejnë fushën e lojës dhe bëhen pjesë e strukturës kulturore të vendit. Mes tyre, Bruno Pizzul zë një vend të veçantë: jo një futbollist, jo një trajner, por një rrëfimtar, zëri që për mbi tridhjetë vjet ka shoqëruar miliona italianë të dielave pasdite, në mbrëmjet e kupave dhe në netët magjike të Botërorit.

Me timbrin e tij të pagabueshëm, qetësinë dhe një kompetencë të pazakontë, Pizzul ishte shumë më tepër se një komentues: ai ishte dëshmitar i një epoke të artë të futbollit italian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll