Sport

Luis Enrique: "Liverpool ka tre ‘avionë’ luftarakë, nuk është e lehtë t'i ndalosh”

“Ne do të jemi në gjendje t’i përballojmë ata"

5 Mars 2025, 08:30 Nga DOSJA

Luis Enrique: "Liverpool ka tre ‘avionë’ luftarakë,

FRANCE - Si mund ta kufizojmë sulmin atomik të Liverpoolit dhe ndikimin e lojtarëve si Mohamed Salah, Luis Diaz apo Darwin Núñez?

Luis Enrique foli për këtë në një konferencë për shtyp në prag të super-sfidës së 1/16-tës së planifikuar për në Parc des Princes: “Janë një nga skuadrat më të mira në Evropë në kundërsulm, ne do të përpiqemi të mbajmë topin dhe të bëjmë kujdes që të mos pësojmë shumë në tranzicionet e kundërshtarit.

Ata kanë tre “avionë” luftarakë që fluturojnë në sulm. Ndalimi i këtyre “avionëve luftarakë” nuk është i lehtë. Nëse mund të imponojmë stilin tonë të lojës, nuk do të vuajmë shumë. Ne do të duhet të përmbushim pritjet, kjo na motivon”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll