Sport

Cubarsi: “Nëse dikush do të më kishte thënë se ku do të isha, nuk do ta kisha besuar!”

“Gjithmonë kam ëndërruar të bëj debutimin tim për Barçën, është klubi i jetës sime. Unë jam duke jetuar një ëndërr tani.”

5 Mars 2025, 11:00 Nga DOSJA

Cubarsi: “Nëse dikush do të më kishte thënë se ku

PORTUGALI - Pau Cubarsi është shprehur se sa mirënjohës dhe i befasuar për përparimin e shpejtë të tij dhe të Lamine Yamal për t’u bërë lojtarë titullarë te Barça.

Ai deklaroi përpara përballjes me Benfica: “Nëse dikush do të më kishte thënë mua dhe Lamine dy vjet më pare, se do të ishim këtu sot, nuk do ta kishim besuar.

Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për këtë mundësi dhe për gjithçka që Barça më ka dhënë. Gjithmonë kam ëndërruar të bëj debutimin tim për këtë klub, është klubi i jetës sime. Unë jam duke jetuar një ëndërr tani.”

18-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm nën drejtimin e Hansi Flick që nga ardhja e tij në Barça. Cubarsi ka bërë 40 ndeshje për Blaugrana në sezonin 2024/25 deri më tani, duke i ndihmuar katalanasit ta mbajnë 13 herë portën të paprekur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll