Politike

"Kush i nxjerr këto marrëzira"/ Raporti për turizmin në Shqipëri, Rama i përgjigjet komentuesit: Partia ime nuk duhet të të pengojë të gëzohesh për vendin tënd!

Kreu i qeverisë thotë se shifrat flasin për një rritje krahasimisht me vitet e mëparshme, jo për numra absolut. Rama i thotë më tej komentuesit se duhet të gëzohet më tepër për arritjet e vendit të tij pavarësisht se kush qeveri është në pushtet. 

5 Mars 2025, 09:48 Nga B.Z
"Kush i nxjerr këto marrëzira"/ Raporti për turizmin
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur edhe këtë të mërkurë pyetjeve të kometuesve përmes rubrikës "Sy m'sy".

Në një postim në rrjete sociale, Rama ka ndarë raportin e UN Tourism, ku Shqipëria renditet si destinacioni i parë me rritjen më të madhe të numrit të turistëve për vitin 2024, teksa një komentues i ka quajtur këto shifra 'marrëzira'.

Komentuesi thotë se Shqipëria nuk mund të jetë destinacioni me numrin më të lartë të turistëve duke kaluar Greqinë, pasi prezencë e madhe e turistëve vërehet sipas tij edhe në ishujt e Pireut. 

"Ne po ja kalojmë Greqisë për turizëm? Kush i nxjerr këto marrëzira! Vetëm në Portin e Pireut po të shkosh dhe të shikosh se sa turistë lëvizin nëpër ishujt, ne as që do ti kemi për gjithë jetën tonë",- thotë komentuesi.

Sakaq kreu i qeverisë i është përgjigjur se shifrat flasin për një rritje krahasimisht me vitet e mëparshme, jo për numra absolut. Rama i thotë më tej komentuesit se duhet të gëzohet më tepër për arritjet e vendit të tij pavarësisht se kush qeveri është në pushtet. 

"Këtu flitet për rritje krahasimit me vite të mëparshme, jo për numra, se për numra absolut ne as krahasohemi, as s’kemi pse krahasohemi, sepse është absurditet. Franca ka 100 milion, Turqia ka 55 milion, Greqia ka 33 milion dhe me radhë, e me radhë. Këtu flitet për cili vend është zhvilluar më shumë në vitin që kam pas. Është rritur më shumë në % pra, në raport me vetveten dhe pavarësisht se ti mund mos e duash këtë qeverinë time të poshtër, kjo nuk duhet të të pengojw vëlla, të gëzohesh për Shqipërinë, apo jo. Pse mos të gëzohesh, qeveritë, venë e vinë, edhe pse kjo e Partisë Socialiste do jetë edhe ca vite këtu, derisa të fusim Shqipërinë në Bashkimin Europian, të paktën. Por tek e fundit, Shqipëria mbetet përjetë dhe kur Shqipëria shkëlqen në një drejtim si ky i turizmit dhe e thonë të tërë, s'ke pse ia kursen vetes një buzëqeshje, mor Paulina. Por nejse ti e di vetë, - u shpreh Rama. 

edi rama turizem

Sondazh

Poll