Politike

Bënë rekurs në Gjykatën e Lartë për vulën e PD, tërhiqet Enkelejd Alibeaj dhe Rezart Kthupi

Ai theksoi se në kohën që ka bërë rekursin ka qenë kryetar i komanduar i PD. Deputeti tha se tani kanë krijuar një subjekt të ri politik dhe janë regjistruar në zgjedhje.

4 Mars 2025, 15:31 Nga N.F
Bënë rekurs në Gjykatën e Lartë për vulën e
Foto ilustruese

TIRANË- Deputeti, Enkelejd Alibeaj dhe Rezart Kthupi janë tërhequr nga rekursi që kishin depozituar në Gjykatën e Lartë për vulën e PD, duke përfaqësuar Lulzim Bashën. Alibeaj është shprehur se ky është një vendim individual. Ai theksoi se në kohën që ka bërë rekursin ka qenë kryetar i komanduar i PD. Deputeti tha se tani kanë krijuar një subjekt të ri politik dhe janë regjistruar në zgjedhje.

Sipas tij duke qenëse janë në një parti tjetër nuk kanë interes që të ndjekin ligjërisht procesin e vulës së PD-së. Ai theksoi se vendimi i tij është individual dhe nuk synon të prekë personave të tjerë që mund ta synojmëmarrjen e drejtimit të PD-së.

"Vendimi është individual. Në kohën që unë kam bërë rekursin kam qenë në një tjetër pozicion, si kryetar i komanduar i PD. Kemi krijuar nje subjekt të ri politik, jemi regjistruar dhe jemi në koalicon.

Duke qenë se jemi një parti tjetër, s’kam me interes të ligjshëm të ndjek një proces për logon dhe vulën e PD. Sepse dikur kam qenë në pozitë tjetër dhe sot s’jam në atë pozitë. Kjo është kërkesë ligjore. Nuk kam asnjë synim të marr drejtimin e PD, logon apo vulën përmes gjykatës. Vendimi im është individual dhe nuk prek synimet e personave të tjerë që mund ta synojmë një gjë të tillë," tha Enkelejd Alibeaj.

Në vendimin e marrë nga Apeli, vula dhe logoja e PD-së i kaluan komisionit të Rithemelimit dhe kryetar ligjitim i PD-së është Sali Berisha. Gjykata e Apelit vendosi në qershor mospranimin e ankimimimit të Enkelejd Alibeajt duke mos e quajtur atë palë në këtë proces. Kështu Apeli vendosi të njoh vendimin e Shkallës së parë të gjyqtarit Agron Zhukri dhe Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021, që njeh Berishën si kryetarin legjitim të PD-së.

vula e pd enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll