Politike

Berisha takim me zv.presidentin e grupit parlamentar të EPP: Diskutuam për bashkëpunimin tradicional miqësor midis Partisë Demokratike dhe Forza Italia

Ai shton se njohu Salini-n me zhvillimet politike në Shqipëri.

4 Mars 2025, 14:02 Nga M.B
Berisha takim me zv.presidentin e grupit parlamentar të EPP: Diskutuam
Foto nga takimi

MILANO- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar disa foto nga takimi në Milano me zv/Presidentin e grupit parlamentar të EPP, deputetin, Massimiliano Salini. Berisha shkruan në postim se në takim diskutuan për bashkëpunimin tradicional miqësor midis Partisë Demokratike dhe Forza Italia. Ai shton se njohu Salini-n me zhvillimet politike në Shqipëri.

POSTIMI:

Takim me zv/Presidentin e grupit parlamentar të EPP, deputetin, Massimiliano Salini.

Të dashur miq, në Milano pata një takim të veçantë me zv/Presidentin e grupit parlamentar të EPP, deputetin e Forza Italia, Massimiliano Salini.

Në këtë takim diskutuam për bashkëpunimin tradicional miqësor midis Partisë Demokratike dhe Forza Italia, si dhe e njoha z. Salini me zhvillimet politike në Shqipëri, narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, në të cilin Edi Rama ka zëvendësuar shtetin ligjor me shtetin e mafies.

Ai, me drejtësinë e tij politike, ka burgosur dhe përsekutuar liderët e tre partive politike opozitare, ka marrë mandatet e përfaqësuesve të opozitës dhe, me korrupsionin e tij, ka dëbuar në 10 vite 45% të shqiptarëve nga Shqipëria.

Në takim diskutuam për bashkëpunimin tonë në kuadrin e EPP. Takimi ishte i hapur. sb

sali berisha

Sondazh

Poll