Politike

Në arrest shtëpie për dosjen "Partizani", Jamarbër Malltezi kërkon revokimin e masës së sigurisë

Kjo nuk është hera e parë që Malltezi kërkon revokim të masës së sigurisë. Një tjetër kërkesë e tij e bërë më herët është rrëzuar më 24 janar të këtij viti nga Apeli i GJKKO-së.

4 Mars 2025, 14:23 Nga B.Z
Në arrest shtëpie për dosjen "Partizani", Jamarbër
Jamarbër Malltezi

TIRANË - Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi, ka kërkuar këtë të martë revokim të masës së sigurisë "arrest në shtëpi", të caktuar ndaj tij nga gjykata në lidhje me dosjen "Partizani". Kjo nuk është hera e parë që Malltezi kërkon revokim të masës së sigurisë. Një tjetër kërkesë e tij e bërë më herët është rrëzuar më 24 janar të këtij viti nga Apeli i GJKKO-së.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi që prej muajit nëntor të vitit 2023 është lënë në “arrest shtëpie” me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke e liruar nga burgu. Malltezi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim lidhur me dosjen "Partizani".

 

jamarber malltezi gjkko partizani

Sondazh

Poll