Politike

Kurti nuk zbatoi urdhrin e Gjykatës, Prokuroria Speciale: Do të veprojmë sipas legjislacionit në fuqi

Në njoftim thuhet se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës edhe në këtë rast penal, sikurse në të gjitha rastet tjera do të veproj duke respektuar legjislacionin në fuqi.

4 Mars 2025, 11:10 Nga M.B
Kurti nuk zbatoi urdhrin e Gjykatës, Prokuroria Speciale: Do të
Albin Kurti

KOSOVA- Prokuroria e Speciale e Kosovës ka dalë me një njoftim për mediat pas raportimeve se kryeministri Albin Kurti nuk u paraqit sërish në orarin e caktuar. Prokuroria thekson Kurti nuk është paraqitur për të dhënë dëshminë e tij edhe përkundër faktit se ka qenë i detyruar me Urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit. Në njoftim thuhet se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës edhe në këtë rast penal, sikurse në të gjitha rastet tjera do të veproj duke respektuar legjislacionin në fuqi.

Njoftim për media nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:

Prishtinë, 4 mars 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas interesimit të shumë gazetarëve, informon se dëshmitari A.K. nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij edhe përkundër faktit se i njëjti ka qenë i obliguar me Urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës edhe në këtë rast penal, sikurse në të gjitha rastet tjera do të veproj duke respektuar legjislacionin në fuqi.

albin kurti

Sondazh

Poll