Politike

"Fronti i përbashkët opozitar do të rrëzojë Ramën"/ Kryeministri ironizon sërish deklaratat e Berishës, këtë herë publikon 4 bufa

Rama ka publikuar një video me disa bufa, ndërsa në sfond dëgjohet zëri i Berishës. Krasah videos Rama ka shkruar "Fronti i Noc Rrokut", teksa e ka shoqëruar me disa emoji zvarranikësh.

4 Mars 2025, 12:43 Nga B.Z
"Fronti i përbashkët opozitar do të rrëzojë
Bufat

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka vijuar me ironitë e tij ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha. Ky i fundit në një deklaratë për mediat u shpreh se krijimi i një fronti të përbashkët opozitar do të mundësonte sipas tij largimin e kreut të qeverisë.

"A ka një alternativë tjetër për të kontribuar në largimin e Edi Ramës, përveç se krijimit të një fronti të përbashkët opozitar",- u shpreh Berisha referuar formimit të koalicionit të PD-së, e cila firmosi aleancë me 25 parti politike në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.

Lidhur me këtë Rama ka publikuar një video me disa bufa, ndërsa në sfond dëgjohet zëri i Berishës. Krasah videos Rama ka shkruar me ironi "Fronti i Noc Rrokut", teksa e ka shoqëruar me disa emoji zvarranikësh.

Postimi i plotë i Ramës:

edi rama sali berisha

Sondazh

Poll