Politike

Nuk zbatoi urdhrin për t'u paraqitur në Prokurori, Kurti fton sërish hetuesit në zyrën e tij: Kam shkruar letër ku kam treguar edhe oraret

Kurti i bëri komentet në Gjilan, ku mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të një kopshti për fëmijë.

4 Mars 2025, 11:07 Nga M.B
Nuk zbatoi urdhrin për t'u paraqitur në Prokurori, Kurti fton
Albin Kurti

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përsërti të martën se është i gatshëm të dëshmojë në rastin e rezervave shtetërore dhe i ftoi sërish hetuesit e Prokurorisë Speciale që të shkojnë në zyrën e tij. Kurti i bëri komentet në Gjilan, ku mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të një kopshti për fëmijë.

Në kohën që ishte atje, përkatësisht në 10:00 të paradites, ai ishte i ftuar të paraqitej në Prokurorinë Speciale të Kosovës, me urdhër nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Megjithatë, Kurti nuk u paraqit atje.

"Asnjëherë s’kam thënë se s’do të jap dëshmi dhe e refuzoj...Kam thënë se jam i gatshëm dhe i interesuar. Kam shkruar letër ku kam treguar edhe oraret kur mund të bëhen. Mirëpres Prokurorinë e Shtetit në zyrën e kryeministrit", tha Kurti.

kosova

Sondazh

Poll