Politike

Panairi i Turizmit në Berlin/ Rama ndan pamje nga përgatitjet: Shqipëria duke u bërë gati të mikpresë gjermanët në Berlin

Në video shihen momente nga përgatitja në panair ku disa balerinë po bëjnë prova me muzikë klasike.

3 Mars 2025, 15:59 Nga r.ll
Panairi i Turizmit në Berlin/ Rama ndan pamje nga përgatitjet:
edi rama

BERLIN- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, ku përmes një postimi në rrjetet e tij sociale ka ndarë pamje nga përgatitjet para nisjes së Panairit të Turizmit që do të zhvillohet atje.

“Shqipëria duke u bërë gati të mikpresë gjermanët në Berlin”, shkruan ai krahas pamjeve. Në video shihen momente nga përgatitja në panair ku disa balerinë po bëjnë prova me muzikë klasike.

Sot zhvillohet Panairi më i madh Ndërkombëtar në botë i Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit” për vitin 2025. Panairi do të zgjasë nga datat 4 deri në 6 mars. 

edi rama panairi i turizmit ne berlin

Sondazh

Poll