Politike

Primaret në PD/ Berisha: Vlera e parë e madhe e tyre është të bësh një listë të hapur dhe transparente

Berisha u shpreh se Primaret kanë shumë vlerë. Lideri demokrat theksoi ndër të tjera se sipas tij vlera e parë e madhe e primareve është të bësh një listë të hapur dhe transparente.

3 Mars 2025, 12:54 Nga B.Z
Primaret në PD/ Berisha: Vlera e parë e madhe e tyre është
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp të mbajtur me gazetarët, është ndalur edhe te procesi i primareve. 

Berisha u shpreh se Primaret kanë shumë vlerë. Lideri demokrat theksoi ndër të tjera se sipas tij vlera e parë e madhe e primareve është të bësh një listë të hapur dhe transparente.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Primaret kanë vlerë shumë.
E para nuk është tamam ajo që thonë, lista e mbyllur nuk përjashton ata që morën më shumë, mund të ndodhë, por nëse ndodh në Tiranë, nuk ndodh në qarqe të tjera.
Pra, unë gjykoj se vlera e parë e madhe e primareve është të bësh një listë të hapur dhe transparente.
Kjo është, por është vlerë e jashtëzakonshme.
Dhe u garantoj se është 100 herë më e mirë se lista që mund të formuloja unë me bashkëpunëtorët e mi.
Kështu që në këtë aspekt ajo shërben shumë si orientues, si kriter.
Pastaj, aty ndërhyjnë përcaktime statusore, ato respektohen. Kuotat për rininë dhe gruan do respektohen, pa ato nuk mund të dalë lista.
Nuk u bë me eliminim siç u bënë njëherë këto primaret. Ai nuk ishte model, ai ishte model i kryetarit, ai nuk shërben.
Urdhëro ja ku i keni, ka qenë vendimi që të publikohen të dhënat të gjitha siç janë.

sali berisha primare pd

Sondazh

Poll