Politike

"Prokuroria politike merr fund më 11 maj"/ Rama ironizon deklaratën e Berishës, nxjerr videon e një bufi të lagur: Noc Rrokun!

Kreu i qeverisë ka nxjerrë sërish videon e një bufi të lagur, teksa në sfond dëgjohen deklaratat e Berishës për shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme.

3 Mars 2025, 14:12 Nga B.Z
"Prokuroria politike merr fund më 11 maj"/ Rama ironizon
Bufi

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të hënë ironitë ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në një postim të publikuar në rrjete sociale, kreu i qeverisë ka nxjerrë sërish videon e një bufi të lagur, teksa në sfond dëgjohen deklaratat e Berishës për shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme.

"Prokuroria politike e Edi Ramës, e kukullës së Xhorxh Sorosit, me një krye mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit, i cili merr fund me turp më 11 maj të vitit 2025",- u shpreh Berisha sot pas daljes nga SPAK. 

Lidhur me këtë kreu i qeverisë ka ironizuar teksa shkruan: "Noc Rrokun më 11 Maj!

edi rama sali berisha spak

Sondazh

Poll