Politike

"Nuk zbatuan vendimin e Gjykatë së Apelit"/ PD denoncon KKP-në për tenderin 1.7 mln euro për kutitë e kartonit të Arkivës: Ia dhanë ofruesit me çmimin më të lartë

 Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësesja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, tha se ky tender iu dha ofruesit me çmimin më të lartë dhe se nuk u zbatua vendimi i Gjykatës së Apelit.

3 Mars 2025, 13:30 Nga I.A
"Nuk zbatuan vendimin e Gjykatë së Apelit"/ PD denoncon
Genta Vangjeli

TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, doli në një deklaratë për shtyp nga selia blu, ku denoncoi skandalin me një tender me vlerë 1.7 milionë euro. Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësesja e PD-së Vangjeli, tha se ky tender iu dha ofruesit me çmimin më të lartë dhe se nuk u zbatua vendimi i Gjykatës së Apelit.

Sipas denoncimit të mbërritur në PD, një nga operatorët pjesëmarrës, që kishte ofruar 267 mijë euro më pak, Kristalina KH, kishte fituar fillimisht tenderin, por më pas u skualifikua nga Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) me vendim të datës 25 mars 2024. Ky operator e çoi çështjen në gjykatë dhe Gjykata Administrative e Apelit, me një vendim të formës së prerë, shfuqizoi vendimin e KPP-së dhe urdhëroi rikthimin e fituesit.

Deklarata e Plotë:  

Në adresën tonë ka mbërritur një denoncim lidhur me një tender të zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, konkretisht procedura me objekt: Blerje kuti dhe dosje për ruajtje të përhershme për autoritetet dhe entet kontraktore qendrore dhe rajonale të Tiranës, Loti 1,  me Fond limit: 2.2 milion euro. Për këtë procedurë u shpall fitues operatori me ofertë 1.7 mil euro.

Operatori tjetër i kualifikuar, por me ofertë me vlerë 267 mijë euro më shumë se fituesi, ankohet pranë KPP dhe ky i fundit vendos me anë të vendimit datë 25 Mars 2024 të skualifikojë  fituesin e shpallur nga KVO.

Fituesi i shpallur nga KVO, tashmë i skualifikuar nga vendimi i KPP-së ankohet në gjykatë dhe si rezultat, Gjykata Administrative e Apelit vendos me anë të vendimit të formës së prerë (v.2024) të shfuqizojë vendimin e  KPP-së dhe urdhëron autoritetin kontraktor të vijojë procedurën duke zbatuar këtë vendim gjykate i cili përbën titull ekzekutiv dhe është i ekzekutueshëm nga shërbimi përmbarimor si vendim i formës së prerë.

Pas rishpalljes si fitues me vendim gjykate të formës së prerë, ankimuesi i njëjtë ridorëzon ankimimin e dytë pranë KPP për të njëjtën procedurë dhe të njëjtin operator dhe

KPP me anë të vendimit nr. 162/2025 pranon  të shqyrtojë një ankesë të paraqitur nga operatori ankimues i njëjtë për një procedurë të njëjtë për të cilën është shprehur gjykata me vendim të formës së prerë dhe vendos ndryshe.

Denoncuesi shpjegon se KPP si shkak ka përdorur argumentin se ndaj shoqërisë fituese është regjistruar procedimi penal dhe ka një akt ekspertimi të kryer nga prokuroria ende në fazën e hetimit paraprak,  veprime këto në shkelje të të paktën:

Kodin e Procedurave Administrative nenet 13, 14, 17. Pyetja është çfarë i detyron institucionet shtetërore të veprojnë ndryshe nga sa ka vendosur organi hierarkik më i lartë ligjor pra Gjykata Administrative e Apelit?

genta vangjeli

Sondazh

Poll