Politike

Sot afati i fundit për dorëzimin e kërkesave të regjistrimit të koalicioneve, Tedi Blushi mbërrin në selinë e PD

Sali Berisha ka deklaruar se negociatat për krijimin e një koalicioni vazhdojnë dhe se do të përmbyllen para afatit të mesnatës së sotme.

3 Mars 2025, 15:26 Nga r.ll
Sot afati i fundit për dorëzimin e kërkesave të regjistrimit
tedi blushi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është paraqitur pak më herët në selinë e Partisë Demokratike. Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se negociatat për krijimin e një koalicioni vazhdojnë dhe se do të përmbyllen para afatit të mesnatës së sotme.

Berisha ka zbuluar po ashtu se mes kërkesave të aleatëve kanë qenë edhe vende në listën e hapur të deputetëve për qarkun e Tiranës.

Ndërkohë afati për përmbylljen e dorëzimit të koalicioneve është mesnata e sotme, kur pritet që PD të dorëzojë edhe rezultatin përfundimtar të negociatave.

pd tedi blushi

Sondazh

Poll