Politike

"Viti i diasporës"/ Berisha fton emigrantët të regjistrohen në zgjedhje: Votoni për të firmosur shpëtimin e Shqipërisë!

Lideri demokrat theksoi edhe njëherë rëndësinë që sipas tij kanë këto zgjedhje, ndërsa shtoi se emigrantët janë firmëtarë të vitit 2025 si viti i diasporës dhe i shpëtimit të Shqipërisë.

3 Mars 2025, 12:56 Nga B.Z
"Viti i diasporës"/ Berisha fton emigrantët të
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar emigrantët shqiptarë të regjistrohen në zgjedhjet Parlamentare të 11 Majit. Në një konferencë për shtyp me gazetarët Berisha u shpreh se ky vit është i diasporës.

Lideri demokrat theksoi edhe njëherë rëndësinë që sipas tij kanë këto zgjedhje, ndërsa shtoi se emigrantët janë firmëtarë të vitit 2025 si viti i diasporës dhe i shpëtimit të Shqipërisë.

Pjesë nga fjala e Berishës

Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme të gjithë shqiptarëve jashtë vendit, të cilët e shndërruan këtë vit të bekuar në vitin e diasporës shqiptare, në vitin e një kontributi historik të anëtarëve të kësaj diaspore në shpëtimin e Shqipërisë.
11 maji është dita e shpëtimit të Shqipërisë.
Ndaj dhe ftoj që këto pak orë që kanë ngelur, këto kohë që kanë ngelur, të shfrytëzohen për regjistrime masive.
Sikundër ftoj të gjithë demokratët të kontaktojnë çdo të regjistruar, të ulen me të, pavarësisht se është regjistruar nga patronazhistët, ky sekt pa të ardhme, që t’i bindin të bashkohen me shumicën, të jenë edhe ata firmëtarë të vitit 2025 si viti i diasporës dhe i shpëtimit të Shqipërisë.
Falënderoj edhe njëherë të gjithë kandidatët, të gjithë anëtarët e PD, falënderoj të gjithë drejtuesit e qarqeve dhe degëve, komisionin e administrimit të proceseve zgjedhore për punën shumë të mirë që bënë në procesin zgjedhor më demokratik, më të plotë, më të mirë në historinë politike të partive në këtë vend.

sali berisha zgjedhje 2025

Sondazh

Poll