Politike

Berisha: Aleatët kanë kërkuar që të kenë vende edhe në listat e hapura

Berisha tga se mund të kalonin pragun edhe 38 kandidatë, por sipas tij problemi është se në listën e Tiranës, edhe në të hapurën, aleatët do kenë kandidatë.

3 Mars 2025, 12:52 Nga M.B
Berisha: Aleatët kanë kërkuar që të kenë vende
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se aleatët në zgjedhje i kanë kërkuar që të kenë vende edhe në listat e hapura. Berisha tga se mund të kalonin pragun edhe 38 kandidatë, por sipas tij problemi është se në listën e Tiranës, edhe në të hapurën, aleatët do kenë kandidatë. Ai shtoi se janë të detyruar t’u lënë në listën e hapur vende edhe partive aleate.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mund të kalonin pragun edhe 38 kandidatë, problemi është se në listën e Tiranës, edhe në të hapurën, aleatët do kenë kandidatë. Dhe jemi të detyruar t’u lëmë në listën e hapur vende edhe partive aleate.

Jo të gjithë pjesën. Pastaj se si veprohet aty, nga lista merret, ulet pragu. Është përcaktuar një formulë, mënyrë tjetër nuk ka.
Kanë zgjedhur një formulë. Por vendet për aleatët janë se aleatët kanë kërkuar që të kenë përfaqësues në listat e hapura.

sali berisha

Sondazh

Poll