Politike

Berisha: Primaret nuk ishin garë për të qenë në listë të sigurtë, por një kriter në përpilimin e listave

Berisha shtoi se listat e mbyllura kanë aleatët, kanë disa kushtëzime dhe janë disa faktorë që ndërhyjnë.

3 Mars 2025, 12:41 Nga M.B
Berisha: Primaret nuk ishin garë për të qenë në
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se gara e Primareve nuk ishte për të qenë në listë të sigurtë. Ai tha se kjo ishte një kriter në përpilimin e listave. Berisha shtoi se listat e mbyllura kanë aleatët, kanë disa kushtëzime dhe janë disa faktorë që ndërhyjnë.

"Por a do jetë ky një kriter për përfshirjen e tyre. Po, do të jetë një kriter i rëndësishëm gjer në kuotat. Kuotat, megjithëse ju e patë se ka zonja që kanë marrë vota shumë lart dhe nuk ka asnjë vështirësi në këtë mes", tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Kjo garë nuk është bërë për të qenë në lista të sigurta. I sigurtë të jetë, që ai që merr më shumë vota do të jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Por padiskutim në përpunimin e listave të mbyllura ky është një nga kriteret kryesore.

Listat e mbyllura kanë aleatët, kanë disa kushtëzime. Janë disa faktorë që ndërhyjnë. Por a do jetë ky një kriter për përfshirjen e tyre. Po, do të jetë një kriter i rëndësishëm gjer në kuotat. Kuotat, megjithëse ju e patë se ka zonja që kanë marrë vota shumë lart dhe nuk ka asnjë vështirësi në këtë mes.

sali berisha

Sondazh

Poll