Politike

"Kam lyer kastile thonjtë mavi..."/ Kryemadhi pas daljes nga SPAK: Mos e ngatërroni Metën me Veliajn...

Kryemadhi shton se qytetarët duhet të mos e ngatërrojnë Metën me kryebashkiakun Veliaj, i cili siç thotë Kryemadhi flet çdo ditë me stafin e tij dhe u përgjigjet edhe komentuesve.

3 Mars 2025, 12:26 Nga B.Z
"Kam lyer kastile thonjtë mavi..."/ Kryemadhi pas daljes nga
Monika Kryemadhi

TIRANË - Deputetja Monika Kryemadhi ka dalë nga ambjentet e Prokurorisë së Posaçme ku u paraqit në zbatim të masës "detyrim paraqitje". Në dalje të institucionit në një prononcim për gazetarët, Kryemadhi shkëmbeu batuta. 

Ajo tha se sot ishte veshur me ngjyrë mavi enkas, madje kishte lyer dhe thonjtë në po të njëjtën ngjyrë. Kryemadhi shton më tej se ende nuk ka asnjë komunikim me presidentin e PL-së, dhe ish-bashkëshoritn e saj Ilir Metën.

Kryemadhi shton se qytetarët duhet të mos e ngatërrojnë Metën me kryebashkiakun Veliaj, i cili siç thotë Kryemadhi flet çdo ditë me stafin e tij dhe u përgjigjet edhe komentuesve.

“Kam dhe thonjtë biles e kam me përzgjedhje, mavia ma ka vjedh mua ngjyrën... Po flisja me fëmijët e mi para se të shkoja te SPAK. Ju e dini shumë mirë që unë nuk komunikoj me zotin Meta, po zotin Meta mos e ngatërroni me Erion Veliajn që flet çdo ditë me stafin e tij dhe u përgjigjet edhe komentuesve “, tha Kryemadhi.

Deputetja po hetohet nga SPAK për tre akuza: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2(dy) raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

monika kryemadhi ilir meta erion veliaj

Sondazh

Poll