Politike

Primaret/ Berisha: U kërkoj ndjesë atyre që nuk votuan dot! Numërimi është bërë me transparencë absolute

Kryedemokrati tha se cilido që ka dyshimin më të vogël, ka të drejtë të marrë regjistrimin, t’i drejtohet komisionit të administrimit të zgjedhjeve pranë PD-së.

3 Mars 2025, 12:22 Nga M.B

 

Primaret/ Berisha: U kërkoj ndjesë atyre që nuk votuan dot!
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sot lidhur me procesin e Primareve. Berisha u kërkoi ndjesë atyre që nuk votuan dot dhe shtoi se nmërimi është bërë me transparencë absolute. Kryedemokrati tha se cilido që ka dyshimin më të vogël, ka të drejtë të marrë regjistrimin, t’i drejtohet komisionit të administrimit të zgjedhjeve pranë PD-së.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Me këtë rast, duke thënë të gjitha këto, përsëri proces të përsosur nuk ka dhe nuk mund të ketë. Por kërkoj ndjesë të gjithë atyre që u paraqitën për të votuar dhe nuk votuan dot për shkak të listës ose mungesës së dokumenteve. Ju kërkoj shumë ndjesë dhe mendoj se PD do bëjë gjithçka që kjo të mos ndodhë.

Megjithëse përcaktoi kriteret më të gjera, të gjitha listat nga viti 2019 e deri tani, të jenë me të drejtë votimi dhe çdo njeri që ka dokumentin dhe këto u respektuan, prapë se prapë mbetën demokratë pa votuar dhe kjo më lëndon dhe unë u kërkoj atyre të falur sot për këtë privim të padrejtë që iu është bërë nga shkaqe burokratike.

Së dyti, numërimi siç e keni parë ju vetë, është bërë me transparencë absolute ku çdo votë është shfaqur në ekran. Cilido që ka dyshimin më të vogël, ka të drejtë të marrë regjistrimin, t’i drejtohet komisionit të administrimit të zgjedhjeve pranë PD dhe procedurat tona janë 100 përqind transparente.

sali berisha

Sondazh

Poll