Politike

Berisha konfirmon Metën në listën e PD-së në zgjedhjet e 11 Majit: Do të jetë deputet i Kuvendit...

Jashtë ambjenteve të SPAK aty ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje, Berisha deklaroi për gazetarët se Meta do të jetë deputet i Parlamentit në seksionin e ardhshëm në shtator.

3 Mars 2025, 10:55 Nga B.Z
Berisha konfirmon Metën në listën e PD-së në zgjedhjet
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka konfirmuar këtë të hënë se kreu i Partisë së Lirisë, i ndodhur në burg Ilir Meta do të jetë në listat e sigurta të PD për zgjedhjet e 11 majit.

Jashtë ambjenteve të SPAK aty ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje, Berisha deklaroi për gazetarët se Meta do të jetë deputet i Parlamentit në seksionin e ardhshëm në shtator.

Berisha“Ilir Meta është i burgosur politik dhe ka mbështetjen e opozitës shqiptare. Lista të hapura, mund të bëjë fushatë ai nga burgu? Donte të ishte në lista të hapura, por u burgos. Ai do të jetë deputet në Parlament ndërsa Edi Rama do të jetë aty ku e meriton. Do të ekstradohet te McGonigal”

sali berisha ilir meta

Sondazh

Poll