Politike

Berisha: Nuk mund ta them se kush është Target në këto përgjime, por është eksponent i krimit

Në fjalën e tij para përkrahësve të mbledhur përpara derës së SPAK, Berisha i bindur theksoi se ai është eksponent i krimit.

3 Mars 2025, 10:50 Nga I.A
Berisha: Nuk mund ta them se kush është Target në këto
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha teksa tregoi për qytetarët disa përgjime të reja që lidhen me Taulant Ballën u shpreh se ai nuk mund ta thoshte se kush është Target në këto përgjime. Në fjalën e tij para përkrahësve të mbledhur përpara derës së SPAK, Berisha i bindur theksoi se ai është eksponent i krimit.

"Nuk e kam të qartë se kush është Target në këto përgjime. Nuk mund ta them, nuk krijoj dot... që është eksponent i krimit, kjo nuk ka diskutim, por nëse është një anëtar i bandës me kollare apo me llërë të zhveshura dhe me automatik në dorë, nuk mund ta them," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll