Politike

ITB Berlin/ "Ishte vështirë të përfytyrohej për ne!" Rama: Të mirëpresësh këtë panair nën qiejt gri të Berlinit do të ishte një blasfemi

Ai shtoi se shtypi gjerman rezervonte në të shkuarën jo fort të këndëshëm duke theksuar që sot ndodh e kundërta.

3 Mars 2025, 10:17 Nga M.B
ITB Berlin/ "Ishte vështirë të përfytyrohej për
Edi Rama

BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit” për 2025. Rama tha se disa vite më parë kjo ishte e paimagjinueshme për Shqipërinë. Ai shtoi se shtypi gjerman rezervonte në të shkuarën jo fort të këndëshëm duke theksuar që sot ndodh e kundërta.

"Është kënaqësi që gjendem në një aktivitet që pak vite më parë ishte vështirë të përfytyrohej për ne, është po ashtu kënaqësi e vërtetë t'ju sjell pak diell nga Shqipëria sepse të mirëpresësh këtë panair nën qiejt gri të Berlinit do të ishte një blasfemi. Dhe sigurisht është kënaqësi e madhe të citoj këtu një prej organeve më të mëdha të shtypit në Gjermani "Bild" që në të shkuarën na rezervonte artikuj jo fort të këndëshëm", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll