Politike

Skandali i mandarinave me pesticide, PL: Shëndeti i shqiptarëve në rrezik, të gjitha institucionet kanë dështuar!

Xhixho thotë se ky skandal i ngjashëm me atë të dy anijeve me mbetje mund të jetë vetëm maja e ajsbergut, në një vend ku shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve sipas saj nuk ka qenë kurrë prioritet i qeverisë.

3 Mars 2025, 10:35 Nga B.Z
Skandali i mandarinave me pesticide, PL: Shëndeti i shqiptarëve
Erisa Xhixho

TIRANË - Zv,sekretarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar lidhur me skandalin e mandarinave me pesticide që u raportua pak ditë më parë. Në një postim në rrjete sociale Xhixho thotë se nga ky skandal u vërtetua se institucionet kanë dështuar. 

Xhixho thotë se ky sistem i korruptuar, në mungesë totale transparence ndaj publikut, kërcënon çdo ditë shëndetin dhe jetën e shqiptarëve. Ajo shton se ky skandal i ngjashëm me atë të dy anijeve me mbetje mund të jetë vetëm maja e ajsbergut, në një vend ku shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve sipas saj nuk ka qenë kurrë prioritet i qeverisë.

Postimi i Xhixhos:

Shëndeti i shqiptarëve në rrezik, të gjitha institucionet kanë dështuar!
10 ton mandarina të kontaminuara me pesticide të ndaluara në BE, të kthyera nga Kroacia, janë shitur në treg.
Në vend që të asgjësoheshin, mandarinat me përmbajtje të lartë të pesticidit “Fosmet”, i ndaluar për përdorim, u janë shitur shqiptarëve.

Zinxhiri i dështimit nis te Drejtoria Rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, me vulën e të cilës është certifikuar helmimi i fëmijëve tanë me pesticidin e ndaluar.
Mandarinat helmuese u kthyen në Shqipëri nga një vend ku siguria ushqimore është e garantuar. Ky produkt i refuzuar nga autoritetet kroate u kthye në vendin e origjinës, aty ku siguria ushqimore nuk është prioritet as i AKU dhe as i institucioneve të tjera përgjegjëse.

Ky sistem i korruptuar, në mungesë totale transparence ndaj publikut, kërcënon çdo ditë shëndetin dhe jetën e shqiptarëve.
Ky skandal i ngjashëm me atë të dy anijeve me mbetje u zbulua vetëm falë sinjalizimit të autoriteteve të huaja. Ai mund të jetë vetëm maja e ajsbergut, në një vend ku shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve nuk ka qenë kurrë prioritet i qeverisë.
Shëndeti i fëmijëve tanë është në rrezik!

skandal mandarina erisa xhixho

Sondazh

Poll