3 Mars 2025, 10:24
Nga B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar këtë të hënë disa përgjime që sipas tij tregojnë lidhjen e ish-ministrit të Brendshëm Taulant Balla me krimet elektorale.
Jashtë ambjenteve të SPAK aty ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje, Berisha publikoi përgjimet ndërsa shprehet se institucionet sipas tij komandohen nga Balla dhe kryeministri Rama.
Berisha deklaron ndër të tjera se sipas tij thirrjet në SPAK i vendos fillimisht ministri Balla dhe Rama dhe më pas dërgohen për tu ekzektuar.
Berisha: Vazhdon historia e Taos, i cili siç e dini ju, pasi arrestoi me policinë dhe prokurorinë e Elbasanit rivalët e bandës, pasi u mor me çlirimin e aseteve të Toyota Yaris, vazhdon krimin e tmerrshëm zgjedhor.
Por kësaj here, bashkëpunëtor numër 1 ka bandën dhe Skapin e partisë.
Ju lutem dëgjojeni.
Me datën 17.11.2020, Target e njoftoi pinin AM5P80 se Bujari takoi Taon dje dhe ai konfirmoi se Nefi, kundërshtari i bandës do shkojë në SPAK 100 përqind siguri.
Pra, thirrjet në SPAK vendosen nga Tao dhe Edi Rama, se Tao nuk i bën pa Edi Ramën këto dhe pastaj dërgohen në Skap për t’i ekzekutuar.
Me datën 23.11.2020, Target njofton pinin AM5P80 se të gjithë e kanë ‘bllokuar’ Taon në mënyrë që të kuptojë nëse nuk ua rregullon këtë, nuk i ka në krah.
Pra, Taos banda i bën bllokadë të plotë, ose qëndroji fjalës, ose me ne do kesh punë.
Me datën 24, një ditë më vonë, Target informon të njëjtin pin se sot ata informuan Taon, ose ti bëje këtë për ne, ose nuk do lejojmë në anën tuaj zgjedhje.
E kuptoni ku vendoset fati i zgjedhjeve dhe i votave? Vendoset në bodrumet, vendoset në shpellat e klaneve më mafioze të Edi Ramës.
Dhe pastaj kësaj thirrje, këtij paralajmërimi, këtij ultimatumi, Tao tha: Nesër ndodh!
Pra, të gjitha urdhërohen nga banda, ultimatumit të bandës që ose vepro, ose nuk do ketë zgjedhje siç i do, pra nuk do vjedhim vota për ty, Tao u përgjigjet: Nesër ndodh.
Këto janë krimi elektoral, dosjet e krimit të shëmtuar të Taulant Ballës, Edi Ramës, mbi të cilat fle Skapi i partisë dhe ky është një krim monstruoz kushtetues.
sali berisha taulant balla spak
Politike
3 Mars 2025, 10:17
M.B
Edi Rama
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndër...
Politike
3 Mars 2025, 10:21
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë nga ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, aty ku u paraqit për ...
Politike
3 Mars 2025, 10:09
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në Pro...
Politike
3 Mars 2025, 08:53
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet e votave me postë të numëruara deri më...
Politike
3 Mars 2025, 08:23
M.B
Edi Rama
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publik...
Politike
3 Mars 2025, 07:44
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet këtë të hënë në Prokurorin...
Politike
2 Mars 2025, 22:09
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka shpallur...
Politike
2 Mars 2025, 21:57
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- KOKOE shpall rezultatin e primareve edhe në 4 qarqe të tjera. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operaci...
Politike
2 Mars 2025, 21:15
Alta Azizi Haluci
VLORË- Kandidatja e Partisë Demokratike për qarkun Vlorë Alta Azizi Haluci ka shprehur falënderimet e ...
Politike
2 Mars 2025, 21:23
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka shpallur...