Politike

KOKOE shpall rezultatin e primareve edhe në qarqet Gjirokastër, Dibër, Shkodër dhe Elbasan

Në qarkun e Dibrës kanë votuar 4580 demokratë. Më shumë se 147 vota janë grumbulluar Basir Çollaku me 247 vota, Ilir Krosi me 578 vota, Ismail Uka me 203 vota dhe Denisa Vata me 362 vota. Në qarkun e Gjirokastrës kanë votuar 1957 demokratë.

2 Mars 2025, 21:57 Nga N.F
KOKOE shpall rezultatin e primareve edhe në qarqet Gjirokastër,
Foto ilustruese

TIRANË- KOKOE shpall rezultatin e primareve edhe në 4 qarqe të tjera. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike shpall rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 edhe në qarqet: Gjirokastër, Dibër, Shkodër, Elbasan.

Në qarkun e Dibrës kanë votuar 4580 demokratë. Më shumë se 147 vota janë grumbulluar Basir Çollaku me 247 vota, Ilir Krosi me 578 vota, Ismail Uka me 203 vota dhe Denisa Vata me 362 vota. Në qarkun e Gjirokastrës kanë votuar 1957 demokratë. Më shumë se 178 vota kanë marrë Mariklen Dervishi me 368 vota, Bajram Hysa me 324 vota, lma Kore Buci 399 vota, Armando Rabaj me 302 vota dhe Arben Ristani me 317 vota.

Në qarkun e Elbasanit kanë votuar 3927 demokratë.  Mbi 164 vota kanë marrë Ilirjan Alliu më 409 vota, Aurel Bylykbashu 342 vota, Dritan Cani 331 vota, Klodiana Çapja me 199 vota. Lefter Gështenja ka marrë 216 vota, Zheni Gjergji 167 vota, Blendi Himçi 510 vota, Dashnor Sula 538 vota, Mustafa Pashja 233 vota, Qani Xhafa 170 dhe Renato Kumrija 206 vota. 

Në qarkun e Shkodrës kanë votuar 4451 demokratë. Mbi 135 vota kanë marrë Ndoc Ashra 284 vota, Greta Bardellu 214 vota, Kolë Beka 174 vota, Ludovik Hasani 302 vota, Ted Kopliku 177 vota, Ramadan Likaj 470 vota, Arben Lushaj 255 vota, Gentian Ndoj 415 vota, Eugent Prendi 248 vota, Age Qafa 169, Eliona Shkrela 161 vota, Bardh Spahia 386 vota dhe Alfred Theka 337 vota.

primaret e pd

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll