Politike

Kandidatja e PD-së për qarkun e Vlorë falënderon pjesëmarrësit në Primare: Me frymën e bashkimit dhe të ambienteve, do ta fitojmë edhe këtë luftë

Ajo gjithashtu thekson se primaret janë një mundësi për të forcuar dhe bashkuar më shumë strukturat e PD-së, duke krijuar një forcë më të madhe dhe të vendosur për sfidat e ardhshme.

2 Mars 2025, 21:15 Nga DOSJA
Kandidatja e PD-së për qarkun e Vlorë falënderon
Alta Azizi Haluci

VLORË- Kandidatja e Partisë Demokratike për qarkun Vlorë Alta Azizi Haluci ka shprehur falënderimet e saj për çdo votë dhe për angazhimin e kandidatëve në primaret e partisë. Ajo gjithashtu thekson se primaret janë një mundësi për të forcuar dhe bashkuar më shumë strukturat e PD-së, duke krijuar një forcë më të madhe dhe të vendosur për sfidat e ardhshme.

Postimi i Plotë:

Të dashur demokratë të qarkut Vlorë!

Mirënjohje të thellë dhe falenderim të përzemërt, për çdo votë dhe për cilindo kandidat të primareve!
Primaret na bëjnë më të fortë, më të bashkuar.
Përpara kemi një luftë për të bërë, kemi 11 Majin.
Me frymën e bashkimit dhe të ambienteve, do ta fitojmë edhe këtë luftë
BASHKË PËR SHQIPËRINË ME PD

Kandidatja e PD-së për qarkun e Vlorë falënderon

alta azizi haluci

Sondazh

Poll