Politike

KOKOE shpall rezultatin e primareve për qarkun e Tiranës

Sipas të dhënave zyrtare, në këtë proces morën pjesë 13.052 anëtarë të PD nga Tirana, ndërsa në rang kombëtar votuan gjithsej 50,854 anëtarë.

2 Mars 2025, 22:09 Nga N.F
KOKOE shpall rezultatin e primareve për qarkun e Tiranës
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka shpallur rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në qarkun e Tiranës. Sipas të dhënave zyrtare, në këtë proces morën pjesë 13.052 anëtarë të PD nga Tirana, ndërsa në rang kombëtar votuan gjithsej 50,854 anëtarë. Procesi u shënua nga një pjesëmarrje masive, duke treguar interes të lartë dhe besim te qytetarët për të zgjedhur përfaqësuesit e saj në zgjedhjet e ardhshme.

Nga të dhënat mbi 144 vota kanë marrë Ilir Alimehemeti 603 vota, Klevis Balliu 737 vota, Dhurata Çupi 354 vota, Asllan Dogjani 179 vota,  Mimoza Hajdarmataj me 400 vota, Edit Harxhi 146 vota, Arjan Hoxha 521 vota, Lorenc Hoxha 200 vota, Lisandër Hoxha 218 vota, Rudin Hylviu me 146 vota. Salvador Kaçaj ka marrë 256 vota, Hysen Kadiu 913 vota, Adriana Kalaja 153 vota, Arnold Kariqi 350 vota, Akil Kraja282 vota, Besim Kuka 238 vota, Pranvera Kurpalaj 292,  Grigels Muçollari 666 vota, Ervin Minarolli 508 vota, Myslim Murrizi 403 vota dhe Andi Mustafaj 414 vota.  Gjithashtu mbi 144 vota kanë marrë Jonathan Pano 166 vota, Jorida Tabaku 651 vota, Arsen Vasili 439 vota, Redjon Zefi 260 vota dge Ilda Zhulali 357 vota.

Lista e plotë më poshtë:

promaret e pd ne tirane

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll