Politike

KOKOE shpall rezultatin e primareve të PD për 6 qarqe, ja kush janë fituesit

Në qarkun e Beratit kanë votuar 2044 demokratë. Nga të dhënat raportohet se mbi 170 vota kanë grumbulluar Ledion Marra përkatësisht me 306 vota, Zija Ismajli 1091 vota dhe Erion Dasho 238 vota.

2 Mars 2025, 21:23 Nga N.F
KOKOE shpall rezultatin e primareve të PD për 6 qarqe, ja kush
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka shpallur rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në qarqet: Berat, Korçë, Kukës, Lezhë, Durrës, Fier. Në këtë proces u shënua pjesëmarrje e lartë, ku në total votuan 50,854 anëtarë të Partisë Demokratike.

Në qarkun e Beratit kanë votuar 2044 demokratë. Nga të dhënat raportohet se mbi 170 vota kanë grumbulluar Ledion Marra përkatësisht me 306 vota, Zija Ismajli 1091 vota dhe Erion Dasho 238 vota.

Në qarkun e Korçës kanë marrë pjesë në votim 4826 demokratë. Nga të dhënat mësohet se mbi 230 vota kanë marrë Ledina Alolli 394 vota, Genti Çela 334 vota, Fidel Kreka 355 vota, Adrea Nabi 380 vot, Bledjon Nallbati 1219 vota.

Në qarkun e Kukësit kanë marrë pjesë në votim 2640 demokratë. Nga të dhënat mësohet se mbi 203 vota kanë marrë Isuf Çelaj 410 vota, Bashkim Gjoka 223 vota, Shkëlzen Ibra 707 vota, Feride Rrahmanaj 298 vota, Gëzim Shehu 254 vota dhe Shkëlqim Shehu 430 vota.

Në qarkun e Lezhës kanë marrë pjesë në votim 3669 demokratë. Nga të dhënat mësohet se mbi 175 vota kanë marrë marrë Mark Gjoka 259 vota, Gjin Gjoka 674 vota, Elda Hoti 394 vota, Aleksandër Lala 438 vota Lindita Metaliaj ka marrë 348 vota dhe Kastriot Piroli 323 vota.

Në qarkun e Fierit kanë marrë pjesë 4580 demokratë.  Mbi 191 vota ka grumbulluar Luan Baçi 677 vota, Pelivan Bufi 395 vota, Gentian Çela 191, Ilda Dhori 215 vota, Gentian Koçi 438 vota dhe Saimir Korreshi 477 vota.

Në qarkun e Durrësit kanë marrë pjesë 4922 demokratë. Mbi 126 vota kanë grumbulluar Dritan Burgija 263 vota, Igli Cara 622 vota, Skëndër Dika 275 vota Edlira Harizi 162 vota, Luan Hoti 201 vota, Fatbardha Kadiu 150 vota. Aulona 296 vota, dhe Manjola Luku 424 vota.

 

primaret e pd

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll