Aktualitet

Shkarkohet drejtoresha e Migracionit në Portin e Durrësit

12 Mars 2019, 08:01 Nga DOSJA
Shkarkohet drejtoresha e Migracionit në Portin e Durrësit

DURRËS- Drejtoresha e Kufirit dhe Migracionit në Portin e Durrësit, Lindita Nushi, është shkarkuar sot nga detyra.

Sipas informacioneve shkak për shkarkimin e saj është bërë arrestimi i disa punonjësve në port, të cilët dyshohet të jenë përfshirë në skema koruptive. Lindita Nushi mbante këtë post në Portin e Durrësit, që prej muajit maj vitit 2017.

Pak ditë më parë në Portin e Durrësit, në kuadër të operacionit “Kontrollori” në Durrës janë arrestuar 6 punonjës të policisë, me detyrë kontrollorë në portin e qytetit bregdetar pasi akuzohen për korrupsion pasiv. (Lexo këtu)

Sipas policisë arrestimi i tyre u bë pasi  në këmbim të vlerave të ndryshme monetare, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës “Shengen”.

Por në 5 mars në seancën e për masën e sigurisë për 6 punonjësit e policisë, Gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, ndërkohë që për Greta Banushën është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”. (Lexo këtu) Durim Zeka, Arjan Gjyzeli, Dorina Doganaj, Gëzim Çaça dhe Juliana Kurraj janë liruar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i vartesve lindita nushi porti durres shkarkohet drejtoresha arrestimi i vartesve lindita nushi porti durres shkarkohet drejtoresha

Sondazh

Poll