Bota

Evakuohen banorët/ Zjarrfikësit po luftojnë me 175 zjarre në Karolinën e Jugut dhe të Veriut

Guvernatori i Karolinës së Jugut, Henry McMaster shpalli gjendjen e jashtëzakonshme

2 Mars 2025, 21:21 Nga A.Ll

Evakuohen banorët/ Zjarrfikësit po luftojnë me 175 zjarre në

SHBA - Zjarrfikësit në Karolinën e Jugut dhe të Veriut po luftojnë me më shumë se 175 zjarre që shpërthyen gjatë natës, në kushte veçanërisht të rrezikshme për shkak të erërave të forta dhe thatësirës.

Guvernatori i Karolinës së Jugut, Henry McMaster shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Zjarret kërcënojnë shtëpitë dhe kanë shkaktuar evakuime. Autoritetet vazhdojnë operacionet e shuarjes së zjarrit në të gjithë rajonin.

Zjarret, të cilat kanë djegur më shumë se 4.200 hektarë në total, po prekin shumë zona duke përfshirë Horry, Spartanburg, Oconee, Union dhe Pickens në Karolinën e Jugut. Një nga zjarret më të mëdha, që digjet në pyllin pranë Myrtle Beach, ka djegur më shumë se 1200 hektarë dhe vazhdon të kërcënojë komunitetet lokale.

Ky zjarr vazhdon të përhapet dhe kërcënon si zonat përreth Myrtle Beach dhe komunitetet e tjera aty pranë. Zjarrfikësja edhe pse po bën përpjekje të mëdha, raporton se zjarri ende nuk është lokalizuar.

Në të njëjtën kohë, guvernatori i Karolinës së Jugut lëshoi ​​një urdhër ekzekutiv, duke forcuar përpjekjet e zjarrfikësve dhe duke siguruar burimet e nevojshme për të luftuar zjarret. Gjithashtu, u bë edhe një paralajmërimin për zjarrvënësit të cilët do të përballen me pasoja të rënda ligjore.

zjarret karolina e jugut dhe veriut shba

Sondazh

Poll