Bota

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Rusi, plagosen 3 persona, në pranga autori (VIDEO)

Shërbimet lokale të urgjencës raportuan më herët se qendra tregtare ishte evakuuar.

2 Mars 2025, 19:27 Nga N.F
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në
Pamje ng vendi i ngjarjes

RUSI- Tre persona u plagosën në të shtënat e regjistruara në një qendër tregtare në Mytishchi jashtë qytetit të Moskës. Raportohet se autori i ngjarjes është vënë në pranga. Sipas TASS, departamenti i policisë lokale mori një telefonatë për të shtëna armësh në qendrën tregtare Krasny Kit.


Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin, ndërsa tre persona kanë mbetur të plagosur. Shërbimet lokale të urgjencës raportuan më herët se qendra tregtare ishte evakuuar. Nga pamjet e publikuara dëgjohen të shtënat ndërsa personat që ndodheshin në qendrën tregtare vrapojnë për të shpëtuar.

të shtëna me armë në një qendër tregtare në rusi

Sondazh

Poll