Bota

"Ukraina nuk po mbron vetëm territorin e saj..." Kryeministri kanadez pas samitit të Londrës: Të gjithë kemi një rol të rëndësishëm për të luajtur

Duke shtuar se Kanadaja do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm Trudeau shtoi se do të vazhdojmë të atje për të mbështetur Ukrainën sipas nevojës me gjithçka që nevojitet për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

2 Mars 2025, 19:37 Nga E. D
"Ukraina nuk po mbron vetëm territorin e saj..." Kryeministri
 Justin Trudeau n

LONDËR- Kryeministri kanadez Justin Trudeau në deklaratat pas samitit të Londrës në të cilin ai mori pjesë e përshkroi si të rëndësishme që vendi i tij të jetë së bashku me aleatët e tij. Trudeau gjithashtu theksoi se të gjithë kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur. 

I pyetur për të sqaruar se cili mund të jetë roli i Kanadasë në aleancën e vullnetit të shpallur nga Keir Starmer Trudeau u përgjigj se vendi i tij ishte një nga vendet më të rëndësishme që mbështeti Ukrainën që nga fillimi. 

Duke shtuar se Kanadaja do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm Trudeau shtoi se do të vazhdojmë të atje për të mbështetur Ukrainën sipas nevojës me gjithçka që nevojitet për aq kohë sa të jetë e nevojshme. 

Ne kemi trajnuar forcat e armatosura të Ukrainës për më shumë se 10 vjet. Ukraina nuk po mbron vetëm territorin e saj, por po mbron parimet dhe vlerat që përmbahen në të gjitha demokracitë tona," tha kryeministri kanadez.

justin trudeau samiti ne londer

Sondazh

Poll