Bota

Britania premton 2 miliardë euro për mbrojtjen ajrore të Ukrainës

Kryeministri britanik iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për shtyp pas samitit të Londrës për Ukrainën dhe sigurinë evropiane.

2 Mars 2025, 19:02 Nga A.Ll
Britania premton 2 miliardë euro për mbrojtjen ajrore të
Starmer dhe Zelenskyy

Britani - Kryeministri britanik, Keir Starmer ka njoftuar një marrëveshje të re për të lejuar Ukrainën të përdorë 1.6 miliardë paund (rreth 2 miliardë euro) në financim, për të blerë 5,000 raketa të mbrojtjes ajrore.

Kryeministri britanik iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për shtyp pas samitit të Londrës për Ukrainën dhe sigurinë evropiane.

“Raketat do të jenë jetike për të mbrojtur infrastrukturën kritike dhe për të forcuar Ukrainën," shtoi Starmer.

keir starmer britania ukraina

Sondazh

Poll