Bota

FOTO/ Pas samitit me liderët europianë, Zelenskyy takon mbretin Charles në Sandringham

Zelenskyy fluturoi me helikopter nga afër Lancaster House në Londër për në Sandringham Estate, ku Mbreti dhe Mbretëresha kalojnë pjesën më të madhe të kohës.

2 Mars 2025, 19:17 Nga E. D
FOTO/ Pas samitit me liderët europianë, Zelenskyy takon mbretin
Charles dhe Volodymyr Zelenskyy

LONDËR- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pas përfundimit të samitit me liderët evropian dhe të NATO-s në Londër është takuar me Mbretin Charles në Sandringham Estate në Norfolk. Zelenskyy fluturoi me helikopter nga afër Lancaster House në Londër për në Sandringham Estate, ku Mbreti dhe Mbretëresha kalojnë pjesën më të madhe të kohës.

Kur mbërriti, ai u prit nga mbreti. Dyshja biseduan shkurtimisht dhe pozuan për fotografi para se të shkonin brenda. Këto takime vijnë menjëherë pas bisedimeve të tensionuara mes Zelenskyt dhe presidentit të SHBA Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

charles edi rama dhe volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll