Bota

Scholz pas Samitit të Londrës: Ukraina ka nevojë për një ushtri të fortë kur të përfundojë lufta

Scholz gjithashtu theksoi se është thelbësore që Ukraina të jetë në gjendje të negociojë vetë në të ardhmen.

2 Mars 2025, 19:10 Nga E. D
Scholz pas Samitit të Londrës: Ukraina ka nevojë për
Olaf Scholz

LONDËR- Kancelari gjerman Olaf Scholz pas samitit në Londër ku ai mori pjesë tha se qëllimi i aleatëve të Ukrainës duhet të jetë të sigurojnë që Kievi të ketë një ushtri të fortë kur të përfundojë lufta, në mënyrë që të mund të mbrohet kundër çdo agresioni të ardhshëm. 

“Baza për gjithçka do të jetë një ushtri e fortë ukrainase”, tha Scholz.

Lidhur me diskutimet në Lancaster House, Scholz e përshkroi atë si "të çmuar", duke shtuar se ishte një mundësi për Evropën që të riafirmonte mbështetjen e saj për Ukrainën. 

Scholz gjithashtu theksoi se është thelbësore që Ukraina të jetë në gjendje të negociojë vetë në të ardhmen. Scholz u pyet pse ai nuk i fitoi zgjedhjet në Gjermani, por Friedrich Merz, dhe u përgjigj se "ne jemi në kontakt të ngushtë".

olaf scholz

Sondazh

Poll