Bota

SHBA mbështet vendimin e Izraelit për të pezulluar ndihmën për Gazën

Hughs u shpreh se Izraeli ka negociuar në mirëbesim që nga fillimi i administratës Trump, për të siguruar lirimin e pengjeve.

2 Mars 2025, 19:44 Nga A.Ll
SHBA mbështet vendimin e Izraelit për të pezulluar ndihmën
Foto

SHBA - Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Brian Hughes shprehu mbështetjen dhe miratimin për vendimin e Izraelit për të ndërprerë ndihmën humanitare për Rripin e Gazës.

Hughs u shpreh se Izraeli ka negociuar në mirëbesim që nga fillimi i administratës Trump, për të siguruar lirimin e pengjeve.

“Ne do të mbështesim vendimin e tyre për hapat e ardhshëm, duke qenë se Hamasi ka njoftuar se nuk është më i interesuar për një armëpushim", tha Hughes.

izrael shba gaza

Sondazh

Poll