Bota

Ironia e presidentit polak: 500 milionë europianë u kërkojnë 300 milionë amerikanëve t’i mbrojnë nga 140 milionë rusë

Donald Tusk: Evropa duhet të kuptojë se është një fuqi globale

2 Mars 2025, 18:45 Nga A.Ll
Ironia e presidentit polak: 500 milionë europianë u kërkojnë
Tusk

Britani - Kryeministri polak, Donald Tusk zgjodhi t’i përgjigjej me “leksione matematikore”, pyetjeve të gazetarëve në lidhje me luftën në Ukrainë, qëndrimin e SHBA-së dhe rolin që Bashkimi Evropian duhet të marrë pas ndryshimit të administratës Trump.

Kryeministri polak, i cili ka mbërritur herët në Londër për të marrë pjesë në Samit, theksoi nevojën që Evropa duhet të marrë përgjegjësitë e saj dhe të kuptojë rolin si një fuqi globale. 

“Zonja dhe zotërinj, kjo që po ndodh është një paradoks! 500 milionë europianë u kërkojnë 300 milionë amerikanëve t’i mbrojnë nga 140 milionë rusë”,  tha në mënyrë ironike kryeministri polak.

donald tusk samiti i londres shba

Sondazh

Poll