Bota

VIDEO/ Kaos në anijen turistike në Zelandën e Re, plagosen 16 persona nga deti i trazuar

Kaosi në kuzhinën e anijes turistike u regjistrua me video, ku punëtorët përpiqeshin të ruanin ekuilibrin ndërsa rreth tyre binin enët dhe objektet e tjera.

2 Mars 2025, 18:17 Nga N.F
VIDEO/ Kaos në anijen turistike në Zelandën e Re, plagosen 16
Foto

ZELANDË E RE- Pasagjerët e anijes së lundrimit "Crown Princess" përjetuan momente tmerri kur ajo u përplas në det të trazuar në Zelandën e Re. Mësohet se nga ngjarja janë plagosur rreth 16 persona. Sipas një videoje të transmetuar anija turistike është anuar 14 gradë për shkak të erërave të forta, duke shkaktuar kaos. Kaosi në kuzhinën e anijes turistike u regjistrua me video, ku punëtorët përpiqeshin të ruanin ekuilibrin ndërsa rreth tyre binin enët dhe objektet e tjera.


Pamjet e tjera tregojnë pishinat duke u zbrazur nga uji me pasagjerë që kërkojnë strehim në kabinat e tyre. Moti i keq goditi anijen turistike më 25 shkurt ndërsa ishte në Zelandën e Re, në ditën e tretë të një lundrimi 14-ditor.

Nga të plagosurit, 13 ishin pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit. Kapiteni u tha pasagjerëve se anija ishte goditur nga erëra me shpejtësi 140 km/h. Siç u tha ai, për shkak të këtij shpërthimi, shpejtësia e anijes u rrit, duke bërë që ajo të anonte.

kaos në anijen turistike në zelandën e re

Sondazh

Poll