Bota

"Duhet garanci për Ukrainën"/ Von der Leyen pas përfundimit të Samitit: Evropa duhet të riarmatoset urgjentisht!

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjithashtu theksoi se Ukraina ka nevojë për garanci gjithëpërfshirëse të sigurisë, duke mbështetur pozicionet e saj ekonomike dhe ushtarake.

2 Mars 2025, 17:54 Nga E. D
"Duhet garanci për Ukrainën"/ Von der Leyen pas
Ursula von der Leyen

LONDËR- Presidentja e Komisionit Europianë, Ursula von der Leyen, deklaroi pas përfundimt të Samitit të liderëve europianë për Ukrainën, se Evropa duhet të riarmatoset urgjentisht. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjithashtu theksoi se Ukraina ka nevojë për garanci gjithëpërfshirëse të sigurisë, duke mbështetur pozicionet e saj ekonomike dhe ushtarake.

Ne patëm një diskutim të mirë dhe të ndershëm. Le ta riarmatosim menjëherë Evropën," tha von der Leyen në deklaratat e saj të para pas përfundimit të samitit në Londër. 

Von der Leyen theksoi gjithashtu se duhet urgjentisht të ripajisin Evropën dhe se Komisioni do t'i propozojë një plan përkatës Këshillit Evropian më 6 mars. 

"Tani është jashtëzakonisht e rëndësishme të rriten investimet në mbrojtje për një periudhë të qëndrueshme kohore," tha kryetari i Komisionit, ndërsa shtoi se në mjedisin gjeostrategjik në të cilin jetojmë duhet të përgatitemi për më të keqen dhe për rrjedhojë të shtojmë mbrojtjen tonë.

ursula von der leyen

Sondazh

Poll